29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lënia e mandateve, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 17:00 të pasdites së sotme Këshillin Kombëtar të PD për të konfirmuar vendimmarrjen unanime të grupit parlamentar dhe Kryesisë së kësaj partie për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përgjigje të deklaratës së Ambasadës së SHBA-së që u bëri thirrje deputetëve të mos lënë mandatet, deklaroi mbrëmë pas mbledhjes së Kryesisë se djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: Shembja e një qeverie të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe kthimi i një qeverie të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

Basha: Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua t’ua them qartë dhe shkoqur: Për PD dhe mua personalisht nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg.

“That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall knoë a neë birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor.Të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’u japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

Deklaratën Basha e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së e cila votoi në mënyrë unanime në mbështetje të vendimit të grupit parlamentar për lënien e mandateve të deputetëve.

Të fundit