16/04/2024
16.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes policia do ti dërgojë nëpër shtëpi

Për të lehtësuar punën  e Shërbimit Administrativ të Ministrisë së Brendshme, qytetarët letërnjoftimit dhe lejet e vozitjes  nuk duhet të shkojnë ti marin në sportelet e policisë por ato do te ju dërgohen nëpër shtëpitë e tyre nga ana e pjesëtarëve të policisë.

Ministri teknik i brendshëm Nake Shulev raportoi se ata kishin përgatitur një ndryshim në rregulloren e procedurës për shërbimet.

“Të hënën do të ndryshojmë rregullat e Ministrisë së Brendshme për të lejuar që letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes të sigurohen nga oficerët e policisë në adresat e shtëpisë. Për dokumentet e udhëtimit –pasaportat, nuk ka mundësi teknike të dorëzohen në adresë në shtëpi pasi ato duhet të meren personalisht  shkaku I  gjurmëve të  gishtit ”, në sportelete  MPB-së,  njoftoi Ministri Çulev.

Zyra e çështjeve Administrative në MPB ka udhëzime specifike për dezinfektimin e pajisjeve ku qytetarët lënë gjurmët e gishtërinjve pas çdo përdorimi, dhe personeli duhet tu përmbahet rregulla specifike për ruajtjen e distancës adekuate gjatë kryerjes së procedurave teknike dhe fotografimit  të qytetarëve që paraqesin aplikime për lëshimin e  dokumenteve.TV KOHA

Të fundit