20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron bllokim të rrugëve nëse nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit

Lëvizja Anti-bixhoz ka paralajmëruar masa më radikale, nëse nuk miratohet Ligji i ri për lojërat e fatit, duke i përfshirë edhe kërkesat e tyre.

Xhemal Abdiu nga kjo lëvizje, tha se masa e parë që do të marrin nëse nuk miratohet ligji, do të jetë bllokimi i rrugëve.
“Gjëja e parë që Lëvizja Antibixhoz do të bëjë është të bllokojë rrugët në mënyrë që deputetët të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë mirëqenie për popullatën, të mos mund të shkojnë në Kuvend ose të kthehen nga Kuvendi, aty ku duhet të miratohet ligji. Plani i parë është bllokimi i rrugëve”, tha Abdiu për Alsat.

Ata kërkojnë që në ligjin e ri të vendoset që objektet e lojërave të fatit të jenë të paktën tre kilometra larg vendbanimeve, si dhe një pjesë e mjeteve nga lojërat e fatit të dedikohen për rehabilitimin e personave që janë të varur nga ato./Telegrafi/

Të fundit