24/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja BESA: Do të jemi zëri i fuqishëm i qytetarëve në Qeverinë e re

Lëvizja BESA përmes një komunikate ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re, duke theksuar se si pjesë e saj do jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve.

“Mbrëmë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut u votua Qeveria e re. Nga sot, vendi ka institucione të krijuara që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Lëvizja BESA uron gjithë qytetarët e vendit dhe në veçanti, iu uron sukses atyre që kanë marr përgjegjësi në ekzekutiv.

Lëvizja BESA do të jetë zëri i çdo qytetari. Do të angazhohemi fuqishëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike, sociale dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Qeveria e re do të jetë sfidë për të gjithë ne dhe se zotimet tona gjatë fushatës, do t’i realizojmë gjatë qeverisjes. Vlen të theksohet fakti që, Lëvizja BESA ishte më meritorja për krijimin e kësaj shumice, duke bërë diferencën dhe duke ia mundësuar koalicionit “Mundemi” fitore të pastër në zgjedhjet e 15 Korrikut.
Na prift e mbara dhe suksese në Qeverisjen 2020-2024!”, thekson Lëvizja BESA.

Të fundit