27/05/2022
21.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja BESA do të mbajë Kongresin e dytë, paralajmërohet “përforcim i aktiviteteve”

Partia opozitare, Lëvizja Besa sot do të mbajë Kongresin e dytë të partisë, transmeton TV21.

Nën moton “Besëlidhja me vendlindjen”, Besa do të mblidhet në Shkup, në sallën “Boris Trajkovski”, me fillim prej orës 13:00.

Dje, nga kjo parti, të revoltuar për sjelljen e shumicës ndaj deputetit të saj, Fadil Zendeli, i cili të enjten u shkarkua nga anëtari i Komisionit kuvendor, paralajmëruan se do të përforcojnë aktivitetet nga sot.

“Ne siguruam dialog derisa shumica LSDM-BDI ofrojnë destruktivitet dhe forcë, prandaj që nesër do të përballen me përkushtim maksimal të Lëvizjes Besa, me të gjitha format juridike demokratike të cilat na i mundëson rregullorja e Kuvendit dhe veprimi politik”, deklaroi deputeti i Besës, Bastri Bajrami./TV21

Të fundit