19/03/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja BESA garon me 11 kandidatë dhe me 22 lista këshilltarësh në zgjedhjet lokale

Lëvizja BESA garon me 11 kandidatë dhe me 22 lista këshilltarësh

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Pas mbarimit të afatit të dorëzimit të listave të kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë komunalë, burimet tona mbrenda Lëvizjes BESA bëjnë të ditur që kjo parti, në afatin e fundit ka dorëzuar në KSHZ listën prej 11 kandidatëve për kryetar komune si dhe 22 lista për këshilltarë komunalë.

Me slloganin e tyre “Me ka krejt”, siç shprehen nga kjo parti, ata synojnë të fitojnë të gjitha komunat ku ata garojnë, si dhe listat e tyre për këshilltarë besojnë se janë më të denjat, me njerëz profesionistë, të rinjë e të reja për të ecur përpara proceset e ngecura tash e një dekadë.

Lideri i kësaj partie, Bilall Kasami do t’i prijë Tetovës, Blerim Sejdiu Zhelinës, Kastriot Rexhepi Çairit, Fadil Zendeli Gostivarit, Daut Memishi Tearcës, Senad Ameti Vrapçishtit si dhe Fatmir Sabriu Bogovinës.

Të fundit