29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa me thirrje publike për drejtorë departamentesh, apel profesionistëve të bëhen pjesë e ndryshimit

Lëvizja BESA ka ftuar intelektualë, profesionistë, aktivistë të shoqërisë civile
të aplikojnë për të udhëhequr një nga 17 departamentet që janë pjesë e
Sekretariatit të Departamenteve pranë Lëvizjes BESA.Nga kjo parti thonë se
kjo formë që për herë të parë aplikohet nga një parti politike. Shtojne se
BESA dëshmon për kapacitetin politik që pranë vetes të a$rmojë njerëz të
cilët jo vetëm që ta kritikojnë dhe ta vlerësojnë punën e Qeverisë aktuale por
të njejtit përmes vizionit të tyre dhe potencialit profesional do ofrojnë
zgjidhje më të mirë për problemet me të cilat ballafaqohet shteti
Prandaj sot para jush paraqesim thirrjen publike ku kërkojmë nga
çdokush që dëshiron që kapacitetin e vet profesional dhe intelektual
ta vendosnë shërbim të ngritjes së nivelit më të lartë të
politikbërjes në vend, të aplikojë për të udhëhequr një nga 17
departamentet që janë pjesë e Sekretariatit të Departamenteve
pranë Lëvizjes BESA. Afati i thirrjes është 15 ditë, dhe gjitha
aplikacionet do të’ shqyrtohen nga ana e Komisionit të posaçëm për
zgjedhje të Drejtorëve të Departamenteve”, tha Arafat Shabani –
BESA/Tv Koha/

Të fundit