18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa nis fushatën nga Kërçova

Sot e filluam fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut nga qyteti i Kërçovës, ku bashkëbiseduam me banorët e Zajazit dhe Tuhinit. Dëgjuam hallet e tyre, problematikat që u tangojnë shqiptarëve të kësaj ane, të nëpërkëmbur dhe të lënë pas dore nga qeveritë e kaluara. Me qeverisjen e ardhshme dhe të re me Lëvizjen BESA në ekzekutiv, do të realizohen shumë projekte në të mirën e banorëve.

Ne, do ta bëjmë jetën më të mirë për të gjithë, sepse ne #MUNDEMI edhe më #Shumë edhe më #Mirë

Pas fillimit të fushatës në qytetin e Kërçovës, vazhduam edhe në Dollnen, ku realizuam takim me banorët. Shpalosëm programin politik të qeverisjes tonë pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Për ne, primare do të jenë problemet që u tangojnë zonave, si Dollneni për të lehtësuar jetën e tyre, sepse ne #MUNDEMI edhe më #Shumë edhe më #Mirë.ka shkruar në FB kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami

Të fundit