29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja BESA: Pavarësia e Kosovës realitet i pa kthyeshëm

Për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, telegram urimi ka dërguar partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Besa.

Nga kjo parti thonë se shpallja e Kosovës shtet i pavarur, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës.

“Kjo ngjarje është e një rëndësie të veçantë, ku edhe konsiderohet si një pikë kthese në historinë tonë shqiptare të lavdishme.
Andaj Lëvizja BESA shprehëm respektin dhe admirimin për shtetin e Kosovës dhe qytetarët që jetojnë atje në këtë ditë të çmuar për gjithë shqiptarët. Kosova sot në botë shërben si model i shtetit më demokratik ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve respektohen në çdo segment të jetës. Në këtë përvjetor janë shtuar përpjekjet ndërkombëtare që Kosova përfundimisht të bëhet pjesë e mekanizmave ndërkombëtare si NATO, BE, dhe OKB. Pavarësia e Kosovës është realitet i pa kthyeshëm i njohur nga shumë shtete të botës. Do ta kujtojmë çdoherë si një datë të rëndësishme që u shkrua me shkronja të arta në historinë tonë.
Urime pavarësinë e Kosovës!”, qëndron mes tjerash në telegram urimin e Besës.

Të fundit