18/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja BESA: Përkrahim protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz”

Lëvizja BESA përmes një kumtesë ka mbështetur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz”. Nga atje thonë se Lëvizja Besa çdoherë ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri edhe kësaj radhe vazhdon përkrahjen e protestës së Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë.

“Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë tonë. Të dalim të gjithë pa dallime partiake për t’i larguar objektet e lojërave të fatit nga afërsia e shkollave dhe t’i dislokojnë ato sa më larg vendbanimeve”, thonë nga Lëvizja Besa.

Të fundit