Lëvizja BESA: Ultimatumi i Aleancës për Shqiptarët për ne është i pakuptueshëm – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Lëvizja BESA: Ultimatumi i Aleancës për Shqiptarët për ne është i pakuptueshëm

Trendi i ofertave publike që janë jashtë seriozitetit të ndërtimit të partneritetit të mirëfilltë si duket vazhdon edhe më tej.

Në bazë të një oferte publike nga ana e Aleancës për Shqiptarët prej para një muaj e më shumë, më datë 08.01.2020 Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA solli vendim për të pranuar mundësinë e bashkëpunimit trepalësh konform ofertës të Aleancës për Shqiptarët.

Që nga ky vendim i Kryesisë Qendrore dhe deri më sot ne ende nuk kemi marrë një përgjigje se pse nuk po ndodh takimi trepalësh për të biseduar gjitha detajet e një koalicioni ashtu si e ofroi Aleanca për Shqiptarët.

Për fat të keq, edhe përkundër mundësive për një komunikim të drejtpërdrejtë mes ne dhe Aleancës për Shqiptarët, përsëri dje në të njëjtën formë, me një ofertë përmes medieve, në formë ultimatumi që për ne nuk është i kuptueshëm dhe i qartë, Aleanca për Shqiptarët bëri thirrje për një koalicion trepalësh.

Ne edhe sot ashtu si edhe para një muaj e themi publikisht PO, jemi për një bashkëpunim trepalësh dhe jemi të gatshëm të ulemi të tre partitë të bisedojmë gjitha detajet e bashkëpunimit përfshirë këtu edhe ndarjen e listave.

Për Lëvizjen BESA e rëndësishme është arritja e një koalicioni fitues që do ta sjellë ndryshimin, oferta e të cilit do bazohet në platformë dhe program konkret. Duke e ditur se gjithë dakordimi i programit dhe ofertës politike duhet të ndodhë në koordinim me gjitha palët e përfshira në një koalicion të mundshëm, ne përsërisim edhe njëherë se duhet që të ulemi dhe të diskutojmë modalitetin, mënyrën dhe formën e bashkëveprimit si një koalicion trepalësh.

E themi publikisht sot se sa i takon ndarjes së listave të kandidatëve për deputet, edhe pse për ne ndarja e listave është problemi më i vogël, në aspektin e realizimit të të njëjtës ne publikisht i ofrojmë dy opsione:

· E para, ndarje mbi bazën e partneritetit të plotë mes tre partive;

· E dyta, ndarje mbi bazën të anketave (sondazheve) që do të realizohen nga agjencione për të cilat paraprakisht do ishim dakorduar të tre partitë.

Prandaj është e nevojshme që të ketë takim trepalësh për ti dakorduar gjitha detajet e nevojshme.

Lëvizja BESA në gjithë këtë proces është qasur me sinqeritet, transparencë dhe maturi, pasi që kjo është identifikimi më i saktë për ne si parti politike dhe kështu do vazhdojmë pasi që jemi të bindur se qytetarët dinë drejt të vlerësojnë se kush e ka sinqerisht bashkëpunimin dhe kush e ka lojë.

Zyra për informim – Lëvizja BESA

Related posts

Rusia filloi me prodhimin e vaksinës kundër Kovid-19

Televizioni Koha

Kompania Supertrejd reagon ndaj ekspertizes se Makpetrolit

Televizioni Koha

Kufiri midis Kanadasë dhe SHBA-së me siguri do të jetë e mbyllur deri më 21 qershor

Televizioni Koha

Leave a Comment