24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja Besa: Vdekja e Rexhail Qerimit është vdekje edhe për drejtësinë në vend

Nga Lëvizja Besa kanë reaguar pas lajmit për vdekjen e Rexhail Qerimit, i dënuar me burgim të përketshëm për rastin “Alfa”. Nga kjo parti thonë se me këtë rast, ka vdekur edhe drejtësia në Maqedoninë e Veriut.

“Zvarritja e rasteve të montuara politike dhe mungesa e drejtësisë, ka çuar Maqedoninë e Veriut shumë hapa prapa. Vdekja në burg e njërit nga të akuzuarit e rastit “Alfa” tregon edhe njëherë mos funskionimin e shtetit ligjor dhe mos vendosjen e drejtësisë në vendin e duhur Vdekja e Rexhail Qerimit është vdekje edhe për drejtësinë në vend dhe vdekje për ata që për shumë vite nuk arritën ta zgjidhin këtë rast. Lëvizja BESA vlerëson se drejtësia për rastin “Alfa” duhet të sillet në vend që të ndjerit të pafajshëm shpirti t’i prehet në paqe”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Të fundit