25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëvizja BESA zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin gjeneral

Sot, me datë 31.05.2022, kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj
të parë ku u zgjodhën organet e partisë duke filluar nga nënkryetarët, sekretarin
gjeneral si dhe zëdhënësin e partise. Me shumicë votash kryesia qendrore për
nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu,
sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh
Faruk Avdiu.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe se
cilat veprime duhet të merren më tej. Lëvizja BESA konsideron se zgjedhjet e
parakohshme parlamentare janë opsioni i duhur pasi qeveria aktuale nuk ka
kredibilitet për të udhëhequr me të ardhmen e vendit dhe se vendi duhet të shkoj
sa më parë në zgjedhje parlamentare.

Të fundit