28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në samitin onlajn për Kovid-19 dhe perspektivën evropiane të rajonit

Takimi i liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet nesër përmes video- konferencës për shkak të pandemisë së Kovid-19.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë bashkuar në luftën kundër Kovid-19. Samiti do të mundësojë theksim të solidaritetit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit në kohë krize”, kumtoi presidenca kroate me BE-në.

BE-ja ka siguruar 3,3 miliardë euro ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë.

Liderët, gjithashtu, do ta konfirmojnë perspektivën e Ballkanit Perëndimor dhe “përcaktimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u përmbahet vlerave dhe parimeve evropiane”.

“BE-ja është partner i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa video -konferenca do ta theksojë rëndësinë e marrëdhënies së përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, shtohet në kumtesë.

Pritet që pjesëmarrësit në video konferencë të shkëmbejnë mendime për fazën e re për bashkëpunim të ngushtë për zgjidhjen e pasojave socio-ekonomike nga Kovid-19, rëndësia e bashkëpunimit, si dhe mënyrat për përballje më të mirë me sfidat e sigurisë.

Në takim do të marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, BeH-ja, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Me takimin do të kryesoj kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe së bashku me kryetaren e KE-së, Ursula Fon der Lajen do ta prezantojnë BE-në.

Në video- konferencë do të marrin pjesë Andrej Plenkoviç, kryeministri i Kroacisë, i cili është kryesues aktual me BE-në, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Zhosep Borrell, Kryetari i PE, David Sasoli dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore, Bankës Evropiane Investuese dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Pas takimit është paraparë konferencë për shtyp, e cila do të drejtohet nga kryetari i Këshillit Evropian Mishel, kryetarja e KE-së, Fon der Lajen dhe kryeministri kroat, Plenkoviç.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në video -konferencën e djeshme me ministren për Evropë të Austrisë, Karoline Edshtadler dje janë pajtuar se samiti i ardhshëm i BE- Ballkani Perëndimor paraqet mundësi që liderët e BE-së t’i forcojnë raportet e ndërsjella dhe të diskutojnë për sfidat kryesore politike dhe ekonomike me të cilat përballen.

Lidhur me kornizën negociuese e cila pritet të prezantohet nga ana Komisionit Evropian në fillim të qershorit, potencoi se ajo llogaritet si dokument i rëndësishëm dhe duhet me kujdes dhe përkushtim të pozicioneve të vendosura të vendeve anëtare si dhe harmonizimin e të njëjtave me vendin tonë me qëllim që në të ardhmen të kemi rrjedhë pa pengesa dhe të lehtë të negociatave.

“Në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të lobojmë me përkushtim me qëllim që korniza negociuese të jetë e përshtatshme për të gjithë, sepse në momentin kur e njëjta do të harmonizohet, më nuk do të ketë hapësirë për ndryshim të rregullave”, shtoi Osmani.

Samiti paraprak BE – Ballkani Perëndimor është mbajtur më 17 maj të vitit 2018 në Bullgari, kur është miratuar Deklarata e Sofjes, si dhe aneksi i Deklaratës, ku u parashihnin masat e reja për përforcim të bashkëpunimit të BE-së me rajonin. bs/fab

Të fundit