Liderët e partive në takim te Pendarovski – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Liderët e partive në takim te Pendarovski

Kryetarët e partive politike parlamentare nga qeveria dhe opozita të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan mandate me lista të pavarura sot në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të zhvillojnë takim liderësh. E vetmja pikë në rendin e ditës në takimin e liderëve të thirrur nga kreu i shtetit është shtyrja e zgjedhjeve parlamentare.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në takimin e liderëve është paralajmëruar prania e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hrtistijan Mickoski, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.

Video-insertet dhe fotografitë e takimit do të shpërndahen në media nga shërbimi për shtyp i kabinetit qeveritar menjëherë pas fillimit të takimit të liderëve. Deklaratat për shtyp pas takimit të liderëve do të transmetohen në Shërbimin Publik të TVM-së, në faqen në Fejsbuk të presidentit dhe në kanalin jutjub.

“Për shkak të masave dhe rekomandimeve të qeverisë për mbrojtje nga KOVID-19, ne i inkurajojmë mediat t’i marrin video materialet dhe fotografitë që do të shpërndahen menjëherë”, informojnë nga kabineti i presidentit. ls/shk/

Related posts

Arabia Saudite rihap xhaminë e shenjtë të Medinës

Televizioni Koha

Tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Televizioni Koha

Statistika e ditës për numrin e të sëmurëve të rinj prej sot do të kumtohet deri në orën 15:00

Televizioni Koha

Leave a Comment