Të shtunën dhe të të dielën zhvillohen ndeshjet e javës së 13-të në Ligën e parë të futbollit vendor.Katër ndeshje janë caktuar të zhvillohen të shtunën me fillim në orën 13:00, ku përballen Bregallnica – Makedonija Gjorçe Petrov, Rabotniçki – Sileksi, Tikveshi – Gostivari, Voska Sport – Akademia Pandev Brera. Ndërsa të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet kryesore apo derbit e kësaj jave pasi në Strugë kampionët në fuqi përballen me Shkëndijën, ndërsa në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, Vardari është nikoqire e liderit në renditjen e tabelës Shkupi. Në ndeshjen e mbetur nga java e katërt e rrethit të parë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor, kampioni në fuqi Struga Trim Lum në deklasoi ekipin e Vardarit duke e mundur me rezultat të thellë 4-0. TV KOHA