07/07/2022
28 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ligji i ri për Prokurori publike hyn në procedurë parlamentare

Propozim- ligjin për Prokurori publike Qeveria sot do ta dërgojë në Kuvend. Nga Ministria e Drejtësisë presin deputetët qëndrimet e tyre t’i thonë në Dhomën legjislative, ndërsa nëse kanë vërejtje edhe të dorëzojnë amendamente.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se presin mbështetje nga të gjithë deputetët, por i habit ndryshimi i qëndrimit të VMRO-DPMNE-së lidhur me propozimin Villma Ruskovska të jetë në krye të Prokurorisë publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë.

“Presim mbështetje prej të gjithëve, posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja kur parashtroi në Ministri amendamente për tekstin paraprak të ligjit propozoi që PSP- të jetë pjesë e Prokurorisë Publike për krim të organizuar, ndërsa nuk propozoi ndryshime kadrovike në prokurorinë për krim të organizuar, që praktikisht do të thotë se në tekstin e ri të ligjit është pranuar propozimi i tyre i Prokurorisë Publike në krye me Ruskovskën t’i drejtoj rastet e PSP. Tani befason ndryshimi i qëndrimit të tyre për këtë çështje”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deri në moment të fundit, të premten e kaluar nuk e ka ndryshuar qëndrimin se nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve, nëse nuk do të bisedohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare me çka kryeministri Zoran Zaev doli në pres konferencë dhe e paralajmëroi hapin e ri në tentimin ky ligj të miratohet e që është një nga kushtet që vendi në tetor të merr dritë jeshile për fillim të negociatave.

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov tha se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski patjetër të tregojnë përgjegjësi para shtetit dhe qytetarëve dhe bashkërisht të kontribuojmë në vendosjen e drejtësisë dhe shtetit juridik.

“Propozimi që prokurorja Villma Ruskoska ta drejtojë Prokurorinë e re publike për krim të organizuar nuk është vendim i politikanëve. Ruskoska për momentin është njeri i parë i PTHP-së për krim të organizuar dhe korrupsion. Propozim i VMRO-DPMNE-së ka qenë Prokuroria speciale publike të integrohet në kuadër të Prokurorisë publike dhe ishte pranuar”, tha ai.

Teksti i ri i ligjit siç ka theksuar madje kryeministri Zoran Zaev javën e kaluar në vete përfshin një pjesë të madhe të vërejtjeve të opozitës, ndërsa ai atëherë tha se për shef të ardhshëm të PSP-së e propozon Villma Ruskovskën. Opozitarja VMRO-DPMNE është pajtuar për integrimin e sistemit të Prokurorisë publike, por nuk pajtohet ajo të drejtohet nga Ruskovska.

Zaev ka thënë se me këtë vendim do të sigurohen struktura e deritanishme dhe resurset e PSP-së në formë të re dhe pa kurrfarë mundësie politikanët të vendosin për përbërjen dhe udhëheqësinë. Ato vendime do t’i sjell Këshilli për prokurorë publik.

Partneri i koalicionit BDI jep mbështetje të qartë për vendimin e propozuar, por thonë se kush do të udhëheq Prokurorinë e sapoformuar nuk duhet të vendosin partitë, por Këshilli i prokurorëve publik.

I paqartë është qëndrimi i tetë deputetëve të pavarur cilët dhanë mbështetje për ndryshimet kushtetuese në kontekst të Marrëveshjes së Prespës.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se për ta i pranueshëm është vetëm nëse në krye të Prokurorisë së re të vjen njeri i BE-së.

Nga BESA thonë se nuk do të mbështesin zgjidhjen e re ligjore, nëse nuk pëson ndryshime të rëndësishme. Ata e kushtëzojnë mbështetjen e ligjit me marrëveshje paraprake për zgjedhje të parakohshme.

Ligji për Prokurori Publike dhe për zgjidhjen e statusit të PPS-së, së bashku me luftën e përforcuar kundër korrupsionit është edhe njëra prej kërkesave të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Me dispozitat kalimtare është paraparë ligji të fillojë të implementohet nga 15 shtatori. fab/

Të fundit