Propozim ligji për amnisti Brenda dhjetë ditëve do të jetë para deputetëve në Kuvend. Ministri I Drejtësisë, Krenar Lloga sqaroi sot në brifing për gazetarët se ky propozim, nuk do të përfshijë funksionarët shtetëror, por ka të bëjë vetëm me të burgosurit për vepra të lehta penale.
“Përsëritet ligji i vitit 2018 por nuk do të falen ato vepra penale të cilat kanë të bëjnë me krimet seksuale dhe krimet në familje, po ashtu nuk do të falet asnjë vepër e cila ka të bëjë me korrupsionin dhe me personat e emëruar dhe të zgjedhura nga institucionet” – tha Krenar Lloga.
Ai po ashtu, paralajmëroi se do të ketë kod tërësisht të ri penal, i cili është përgatitur nga ekspertët e grupit punues dhe i njëjtë është në dorëzimin. BE-së në Shkup, po ashtu edhe në BE, i cili do të duhet të jetë i harmonizuar me gjithë rregullativën e BE-së. Lloga synon që me kodin e ri penal, të rikthehen dënimet e larta për keqpërdorim të detyrës zyrtare.