20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ligji për PP do të miratohet me procedurë të shkurtuar, opozita akuzoi për falsifikat

(MIA) Kuvendi mbrëmë vonë e konfirmoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohen ligjet për Prokurorinë publike dhe për Këshillin e prokurorëve publikë. Tani debati për këto ligje kalon në Komision për çështje evropiane dhe në Komisionin ligjdhënës-juridik.

Nga Komisioni për çështje evropiane mbrëmë vonë paralajmëruan se për sot është caktuar seancë, ku do të debatohet për këto ligje.

Miratimi i vendimit që me procedurë të shkurtuar të miratohen këto dy ligje, kaloi në atmosferë të tensionuar mes pushtetit dhe opozitës. Seanca fillimisht u caktua për ora 17, por filloi me vonesë prej rreth katër orëve. Qeveria e ka tërhequr tekstin e ligjeve për shkak të gabimeve teknike dhe me korrigjimet e bëra, sërish e ka kthyer në procedurë të Kuvendit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e ka shqyrtuar Propozim- ligjin për Prokurori publike dhe Këshillit për prokurorë publikë. Gjatë seancës janë dhënë sugjerime nga ministrja e Financave, Nina Angellovska nga Sekretariati i legjislacionit nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani. Në Propozim- ligjin janë bërë korrigjime që i referohen financimit të Prokurorisë publike dhe harmonizimit të hyrjes në fuqi me zbatimin e ligjit. Qeveria ka sjell konkluzë për Propozim- ligjin për Prokurori publike dhe me ato plotësime të dorëzohet deri në Kuvendin e RMV-së. Për fat të keq në tekstin që është dërguar janë bërë gabime të vogla teknike që i dedikohen korrigjimeve që janë harmonizuar në seancën e Qeverisë dhe nga ato arsye teksti i dorëzuar i Propozim- ligjit për Prokurori publike është tërhequr. Qeveria pas korrigjimeve përsëri e ka dorëzuar në Kuvendin e RMV-së”, theksohet në komunikatën e Qeverisë.

Ndërkohë, opozita akuzoi për falsifikat të ashpër dhe kërkoi nga kryetari i Kuvendit t’i kthejë ligjet deri te Qeveria, pasi sipas tyre, propozimet janë dorëzuar jashtë rregullores dhe nuk ka vendim të Qeverisë, as për tërheqje të materialit, as për propozimin e ri.

“Ju duhet ta ktheni këtë material pasi në seancë të Qeverisë nuk ka vendim për tërheqje, as vendim për dorëzim të materialit të ri në Kuvend. Në bazë të kësaj propozimet nuk janë konform rregullores dhe konform Rregullores keni obligim dhe të drejtë ta ktheni propozimin në Qeveri dhe pasi të kalojë në seancë, tua dorëzojë ligjet e propozuara që të mund të caktoni seancë. Kështu ju merrni pjesë në shkeljen e Rregullores së Kuvendit”, ka thënë koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Ligji për prokurori publike pas dritës së pardjeshme të gjelbër nga Qeveria dje hyrë në procedurë kuvendore, pasi pushteti konfirmoi se e ka siguruar përkrahjen prej dy të tretave nga deputetët për votimin e tij.

Propozim-ligji i konfirmuar, siç potencojnë nga Qeveria, është i harmonizuar në procedurë paraprake në Kuvend dhe në të janë vendosur zgjidhje që sigurojnë funksionimin e parimit të sundimit të së drejtësi, në pajtim me vlerat evropiane me kushtet e parapara për korrektësi dhe barazi të palëve në procedurë juridike.

Në seancë qeveritare të dielën u konfirmua edhe teksti i Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili po ashtu Kuvendit i propozohet që të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Lideri i LSDM-së dhe ish kryeministri Zoran Zaev pardje në Fejsbuk ka shkruar se është arritur bazë mjaftë e mirë që të fillojë procedura për miratimin e Ligjit për Prokurorinë publike. Pres Qeveria sonte të mblidhet dhe të miratojë propozim- tekstin e Ligjit për të cilin arritëm ujdi të gjerë politike. Pas miratimit nga ana e Qeverisë, Ligji duhet të shkojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në procedurë të shkurtuar, shpresoj se do të merr mbështetje prej të paktën 2/3 e deputetëve.

“Miratimi i këtij ligji do të jetë kontribut i madh në integrimin tonë dhe argument plus për BE-në të sjell vendime pozitive me fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Union. Ajo që është me rëndësi për gjithë qytetarët tonë, Ligji mundëson kushtet e domosdoshme për sundimin e së drejtës në vendin tonë edhe për ndërtimin përfundimtar të shtetit juridik. Në bisedimet rreth përmbajtjes së Propozim- ligjit janë përfshirë edhe një numër i madh i propozimeve të VMRO-DPMNE-së, për të cilat është angazhuar edhe Grupi parlamentar i pavarur i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni për Maqedoni të mirë, me çka është gjetur zgjidhje me të cilën do të sigurohet funksionimi i parimit të sundimit të së drejtës konform vlerave evropiane me çka krijohen kushte të mundësohet barazi dhe korrektësi e palëve në procedurat, me qëllim të fundit të mundësohet drejtësi”, thotë Zaev.

Ajo që ka qenë në synimet bazë, sipas tij, është se siguruam që “në ligjin – nuk ka amnisti të fshehur, pra për secilin për të cilin ekziston akuzë do të përgjigjet para institucioneve”.

“Dërgoj falënderim të madh deri te Bashkimi Evropian, deri te SHBA dhe te Prokurori shtetëror publik për përpjekjet e tyre dhe ndihmën gjatë definimit të përmbajtjes së këtij Propozim- ligji për Prokurori publike. I falënderoj të gjithë deputetët dhe ekspertët të cilët dhanë kontributin e tyre dhe i ftoj të gjitha forcat politike në vend të përkrahin zgjidhjen ligjore që edhe njëherë bashkë të konfirmojmë rrugën evropiane të vendit tonë dhe bashkë ta konfirmojmë përcaktimin tonë strategjik në sigurimin e shtetit juridik”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.

Ndërkohë, dje nga BDI-ja, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët paralajmëruan se nuk do ta përkrahin ligjin, pasi në Kuvend është dërguar version i ndryshëm se ai që është dakorduar në Qeveri.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka deklaruar se për ta është i pranueshëm vetëm teksti i dakorduar mbrëmë i ligjit për Prokurori publike, ndërsa çdo tekst tjetër është i papranueshëm.

“Unë e di ligjin i cili është i harmonizuar mbrëmë, jo ligjin i cili është ndryshuar me vullnet të ndryshëm të njerëzve tjerë dhe nuk kam ide se çka është ndryshuar. Para takimit kam i qenë i informuar se ligjin të cilin e kemi harmonizuar dje, nuk është në atë formë i dorëzuar në Kuvend dhe nuk i di ndryshimet që i kanë bërë”, ka thënë sot Ahmeti duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Deklarata të ngjashme dhanë edhe Syrija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët dhe Fadil Zejneli nga BESA, dhe paralajmëruan se nuk do ta përkrahin ligjin për prokurori publike, pasi versioni i arritur në Parlament dallon nga ai për të cilin janë marrë vesh në negociatat me Ministrinë e Drejtësisë, para së gjithash pasi është kundër amnistisë, ndërsa me nenin 110 parashikohet amnisti.

“Ne kishim vërejtjet tona për draft versionin, por edhe një pjesë e madhe e tyre u pranuar. Megjithatë, ajo e cila arriti në Kuvend, në mënyrë drastike dallon, posaçërisht neni 110 ku parashihet amnistia. Ndërkaq, ne asnjëherë nuk do të mbështesim Ligj për prokurorinë publike i cili mundëson aministi”, tha Rushiti.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli deklaroi se nuk do të votojë për nevojën e miratimit të ligjit për prokurori publike dhe se ata nuk janë konsultuar për versionin e fundit të Propozim-ligjit që këtë mëngjes arriti në Kuvend.

“Nuk do ta mbështes këtë ligj, pasi është ndryshe nga versioni që është dakorduar dhe tashmë është në procedurë parlamentare para se të dërgohet ky version me procedurë të shkurtë”, tha Zendeli.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dje konfirmuan se mbeten në qëndrimin kundër ligjit për prokurori publike dhe akuzuan se pushteti me forcë i imponon zgjidhjet ligjore, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën, vlerave evropiane dhe interesave të qytetarëve.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski vlerësoi se ligji i propozuar për PP-në i Qeverisë, nuk i përmban vërejtjet e ekspertëve dhe sërish ka kërkuar menjëherë të formohet ekip i ekspertëve të cilët do ta hartojnë tekstin e ligjit dhe ai të votohet nga përbërja e ardhshme parlamentare, sepse, siç tha, qëllimi është që të miratohet një ligj cilësor.

Sipas tij, propozim-ligji për PP-në është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe është monarkist sepse, siç tha, ndryshohet neni për zgjedhjen e prokurorëve publikë shtetërorë, gjegjësisht për PTHP-në për krim të organizuar, me Ligjin mundësohet amnisti për Zaevin, për anëtarët e qeverisë së tij, si dhe amnisti për një pjesë më të vogël së ish-udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht ata të cilët, thotë, janë në peng të tij.

Komisioni Evropian, në reagimin me shkrim deri në MEDIAL, e ka përshëndetur kompromisin midis të gjitha partive politike për ligjin e Prokurorisë publike.

“KE është e njoftuar me progresin e shënuar në negociatat për ligjin për Prokurori publike gjatë kësaj fundjave dhe e përshëndet atë qe politikanët, në frymën e kompromisit e vendosin interesin kombëtar mbi të gjitha”, qëndron në reagimin e KE-së.

KE rikujton se miratimi i këtij ligji është “sinjal i rëndësishëm” në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Ligji për Prokurori publike, edhe pse nuk është kusht formal, sipas gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve të KE-së është faktor kyç për lehtësimin e vendimit për fillim të negociatave që duhet ta miratojnë shtetet anëtare deri në fund të marsit. Nëse ligji nuk miratohet i madh është rreziku një apo më shumë vende anëtare ta shfrytëzojnë këtë si kundërshtim për bllokadë të re për fillim të negociatave.

Ndryshe, informatat nga Kuvendi janë se ligji për prokurorinë publike do të mund të jenë shkas për anulimin disaditor të shpërbërjes së Kuvendit, por jo edhe të zgjedhjeve të paralajmëruara për më 12 prill. Lidhur me datën e shpërbërjes së Kuvendit, spikeri Talat Xhaferi dje kumtoi se Parlamenti do të mund të shpërbëhet më së voni deri 16 shkurt, që është në pajtim me kërkesën e tij që e ka marrë nga Komisioni shtetëror të zgjedhjeve, për atë se cili është afati optimal për shpërbërje të Parlamentit, e me qëllim që të respektohen të gjitha procedurat dhe afatet për mbajtjen e zgjedhjjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, Sipas KSHZ-së, kjo duhet të jetë 55 ditë para zgjedhjeve.

Xhaferi, i cili deklaratën e dha në pres konferencën e përbashkët me kryetarin e Parlamentit slloven, Dejan Zhidan, tha gjithashtu se sot si deputet i Parlamentit ka paraqitur një Propozim-vendim për shpërbërjen e Parlamentit. .bsh/

Të fundit