18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ligji për PP-në hyn në procedurë kuvendore, të martën në debat publik

(MIA) – Ligji për prokurorinë publike këtë javë hyn në procedurë kuvendore, ndërsa pas takimit të pasuksesshëm të grupeve partiake të punës të premten, tentim i ri për përafrimin e qëndrimeve do të jetë debati publik që të martën do ta organizojë Komisioni parlamentar për sistem politik.

Kryeministri Oliver Spasovski dje paralajmëroi se Ligji për Prokurorinë Publike do të dorëzohet në Kuvend shumë shpejtë dhe u bëri thirrje partive politike ta mbështesin.

“Veçanërisht dua t’iu bëj thirrje deputetëve të opozitës parlamentare, nga partia më e madhe opozitare që të ndalojnë me kalkulimet partiake, me politikbërje, me vendosjen e interesave të tyre politike dhe personale para interesave të shtetit dhe përfundimisht të vendosen në një ligj që do të nënkuptojë rritje të garantuar të drejtësisë, rritje të garantuar të gjyqësorit të prokurorisë publike, nga njëra anë dhe e dyta të ndihmojnë të paktën një herë që t’i realizojmë interesat tona në pjesën e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave”, tha Spasovski.

Edhe pse ky nuk është kush për marrjen e datës për negociata me BE-në, Spasovski mendon se miratimi i ligjit do të ishte moment shtesë pozitiv për eurointegrimin, por edhe për atë njëherë e përgjithmonë, politika t’i heqë duart nga gjyqësia dhe prokuroria dhe të garantohet drejtësi për të gjithë.

Edhe kryeministri i deritanishëm dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se tani më nuk ka kohë për pritje dhe ligji duhet të votohet më së voni deri më 11 shkurt, para shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve parlamentare. pret që ligji të martën të hyjë në procedurë kuvendore dhe të marrë mbështetje prej dy të tretave të deputetëve, duke përfshirë edhe nga opozita, grupi i pavarur i deputetëve dhe partitë shqiptare.

Mundësi e re për përafrimin e pozitave do të jetë debati publik të martën. krahas përfaqësuesve politikë, do të marrin pjesë edhe ekspertët vendorë dhe ata të huaj, si dhe prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski, në çka insiston VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Pikërisht mosprania e tij ishte arsye që përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së ta braktisin takimin e grupeve partiake të punës me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska në Kuvend.

Deskoska, megjithatë, i akuzoi se ikin nga bisedimet dhe shfaqi shpresë se do të vijnë në debatin e paralajmëruar publik.

Nga VMRO-DPMNE-ja konfirmuan se do të marrin pjesë në debatin publik. Lideri i partisë Hristijan Mickoski pas takimit me kryetarin e Këshillit të Evropës Sharl Mishel deklaroi se janë serioze qëllimet që të sillet ligji për prokurorinë publike, nëse Qeveria gjegjësisht propozuesi, i pranon vërejtjet e opozitës.

LSDM-ja, megjithatë i akuzoi se me kundërshtimin e mbajnë vendin peng dhe u thonë se pikërisht ky ligj do ta përmirësojë sistemin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe do ta garantojë integrimin euroatlantik të shtetit.

Nga VMRO-DPMNE-ja u përgjigjën se ata nuk e zvarritin dhe nuk kanë ndërmend ta zvarritin ligjin për prokurorinë, nëse sillet dhe harmonizohet që të jetë në dobi të qytetarëve dhe të jetë në dobi të tyre.

Pas serisë së tentimeve të pasuksesshme për marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës, çështja e ligjit për PP sërish u aktualizua pas vizitë së javës së kaluar të eurokomisarit Oliver Varheji në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë që përbërja aktuale parlamentare para shpërndarjes ta sjellë ligjin, që do të ishte shenjë e mirë deri tek vendet anëtare të BE-së në kontekst të vendimit të pritur për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union.

Ambasadorët të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në vend në takimin e së premtes theksuan se sjellja e Ligjit për Prokurori Publike, edhe pse nuk është kushte për integrimet evropiane, do të jetë mesazh i mirë për përcaktimin e të gjitha subjekteve politike në vend drejt dialogut dhe qeverisjes të së drejtës. fb/

Të fundit