20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ligji për prokurorinë publike ende pa konsensus, kërkohet shumicë prej dy të tretave

Ligji për prokurorinë publike ende pa konsensus të partive politike, i ngujuar mes politikës dhe drejtësisë. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë ligj të ri për PP-në, të përgatitur nga profesorë dhe ekspertë, të cilin, siç tha lideri i partisë Hristian Mickoski, do ta mbështesin pa rezervë. Por, propozimi i tyre nuk hasi në mbështetje në Ministrinë e Drejtësisë sepse e vlerësojnë si joserioz dhe prandaj i bënë thirrje partisë opozitare të parashtrojë amandamente për ligjin.

“Ligji ende është në tryezë dhe nëse VMRO-DPMNE dëshiron të marrë pjesë në proces, u bëjmë thirrje të prëgatitin amandamente të këtij teksti – gjithçka tjetër është alibi për mosmiratim të ligjit dhe evitim i drejtësisë”, thonë nga Minsitria e Drejtësisë lidhur me deklaratën e Mickoskit për ligjin.

Nga Ministria e Drejtësisë përkujtojnë se ligji për prokurorinë publike u përgatit përgjatë një periudhe të gjatë kohore nga grupi i punës në të cilin morën pjesë ekspertë vendorë, opinioni shkencor, prokurorë publik, por gjithashtu edhe ekspertë të jashtëm dhe madje edhe prokurorë publikë nga jashtë, të cilët japin sugjerime dhe mendime për çështje të caktuara lidhur me ligjin.

Mickoski propozoi formimin e një ekipi nga ekspertë të lartë të cilët do të punojnë në hartimin e këtij ligji, me të cilëve do të përfshihen profesorë për të drejtën kushtetuese dhe penale, ndërsa këto janë: profesorët Vllado Kambovski, Gordana Siljanovska, Nikolla Tupaneçevski, Gordan Kallajxhiev, Tanja Karakamisheva dhe Gordana Lazhetiq.

Ligjin që e propozon pushteti, sipas VMRO-DPMNE-së, është i njëanshëm dhe në kundërshtim me mendimet e ekspertëve, Kushtetutën dhe materien penale, ndërsa qëllim i tij i vetëm është Zoran Zaev dhe pushteti aktual t’i shmangen përgjegjësisë për, siç tha Mickoski, krimet e bëra.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërkaq, bënë thirrje për konsensus të aprtive politike për ligjin.

Spasovski konsideron se me atë, në vepër do të tregohet se të gjithë janë për përmbushje të qëllimeve strategjike – BE dhe NATO.

“edhe pse të gjithë e dimë se ligji për prokurorinë publike nuk është kusht për fillim të negociatave, megjithatë do të ishte një rekomandim pozitiv apo shembull pozitiv se si përparojnë punët lidhur me reformat në RMV. Të gjithë subjektët politik duhet ta kenë në mendje këtë. Më me rëndësi është interesat e shtetit të mbisundojnë mbi ato personale, partiake, të biznesit apo çfarëdo lloj interesash tjera. Nevojitet minimum konsensus nacionaë në pjesën e realizimit të aspiratave tona për anëtarësim në NATO dhe BE”, deklaroi Spasovski.

Sipas Zaevit, ligji për prokurorinë publike duhet të sillet sipas agjendës së arritur ndërpartiake para shpërndarjes së Parlamentit më 12 shkurt. Nëse kjo nuk ndodhë, Zaev tha se është e mundur shtyrja e shpërndarjes së Kuvendit dhe prolongimi i zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e grupeve të deputetëve, siç informuan nga Ministria e Drejtësisë, edhe dje mbajtën takime bilaterale, në të cilat u shqyrtuan amandamentet e tyre për ligjin për PP-në, me qëllim që të sigurohet konsensus dhe shumicë prej dy të tretave.

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp tha se Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk dëshirojnë drejtësi, ikin dhe nuk duan përgjegjësi, sepse po bëjnë gjithçka që lëndët dhe hetimet e PSP-së që po zhvillohen kundër funksionarëve të partisë opozitare të shkatërrohen.

Ligji për PP-në ishte temë edhe e takimit të detë deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Mari Bërns.

“Mbajta takim produktiv me grupin e deputetëve të pavarur sot, për rëndësinë e mbështetjes për reformat në vazhdimësi, përfshirë edhe ligjin për PP-në, i cili i avancon qëllimet për sundim të së drejtës, transparencës, përgjegjësisë dhe sundimit të mirë”, shkroi Bërns në profilin e saj në Tuiter.

Pas takimit të fundit të grupit të punës të premten, disa disa grupe të deputetëve, fundjavën që shkoi parashtruan amandamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa bënë lutje për kohë shtesë në mënyrë që t’i formulojnë ato për shkak të obligimeve që i patën me dialogun Zhan Mone. .

Të fundit