29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ligji për siguri më punë nuk i dha rezultatet e pritura, nevojitet implementim i vërtetë në praktikë

Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës në 12 vitet e kaluar nuk i dha rezultatet e pritura. Numri i fatkeqësive dhe rasteve të vdekjes në vendin e punës nuk shënoi rënie. Nevojitet implementimi i tij i vërtetë në realitet dhe ngritja e vetëdijes tek të gjithë punëtorët dhe kompanitë për rëndësinë e kësaj çështje, porositën pjesëmarrësit në forumin rajonal dyditor që po mbahet në Shkup.

Janë të vetëdijshëm se nevojitet të bëhet hap përpara në rregullativën ligjore, si dhe të ndërtohet bazë e të dhënave e cila do të japë informata të sakta për fatkeqësitë e ndodhura apo rastet e vdekjes në vendin e punës. Më me rëndësi është bashkëpunimi mes punëtorëve dhe punëdhënësve të cilët bashkarisht duhet t’i përkushtohen vetë implementimit të ligjit.

“Nëse punëtorët dhe punëdhënësit i përkushtohen implementimit të mbrojtjes dhe sigurisë gjatë punës atëherë do të kemi rezultate të vërteta. Sa mundet, Inspektorati i punës t’i vizitojë të gjitha kompanitë, nëse kemi parasysh se ekzistojnë numër i madh i ndërmarrjeve të vogla dhe mikro në vend. Situatë e njejtë është edhe në vendet e BE-së. Një punëtor i trajnuar dhe përmirësim i dialogut social me atë që është vendimtare për përmirësimin e situatave”, thotë Viktor Kempa nga Instituti evropian i sindikatave.

Sipa Millan Petkovskit nga Shoqata e Maqedonisë për siguri dhe shëndet gjatë punës, më me siguri është të mbetemi të vetëdijshëm se vetëm punëtori i shëndoshë mund të krijojë vlerë shtesë, e jo njeriu i sëmurë.

Edhe nga sindikatat edhe nga Organizata e punëdhënësve janë të mendimit se sjellja e një ligji pa implementim të tij të vërtetë nuk mund të jetë zgjidhje për përmirësim të situatave në këtë sferë.

“Zbatimi i ligjit është i domosdoshëm sepse ndodhën shumë fatkeqësi në vende të punës, posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë, Nëse do të zbatohej ligji, nuk do të ndodhte kjo”, thotë kryetari i Lidhjes së sindikatave, Darko Dimovski.

Nga Organizata e punëdhënësve konsiderojnë se sfidë kryesore është si ligji të zbresë në vetë vendin e punës ku ndodhin fatkeqësitë.

Forumi dyditor është organizuar nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe Sektorit për SSHP të Institutit evropian të sindikatave. Në të marrin pjesë përfaqësues nga shtatë vende të rajonit.MIA. ab/

Të fundit