26/05/2022
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Limani: Shtetasit e RMV-së në Kazakistan janë mirë dhe të sigurt

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kazakistan, Sali Limani në një prononcim për Alsat ka deklaruar se të gjithë shtetasit tanë të cilët për momentin ndodhen në Nur-Sulltan, Almati ose qytetet tjera ku ditëve të fundit ka pasur trazira, janë të mirë dhe të sigurt. Limani ka shtuar se në 2 ditët e fundit është mbajtur kontakt i rregullt mes përfaqësisë diplomatike në Nur-Sulltan dhe qytetarëve.

“Janë të gjithë mirë dhe në vende të sigurta. Kemi kontaktuar për të paktën dy herë në ditë gjatë ditëve sa ka pasur trazira në Kazakistan, përkatësisht në Almati. Ambasada ka kontaktuar edhe familjet e tyre në Maqedoni të Veriut gjatë kohës kur ata nuk kanë mundur të krijojnë kontakt me të afërmit e tyre në Kazakistan për shkak të reduktimeve që kishe me internetin”, ka deklaruar Limani, ambasador i RMV-së në Kazakistan.

Jo zyrtarisht mësohet se rreth 30 shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen brenda territorit të Kazakistanit, kryesisht në kryeqytetin Nur-Sulltan./Alsat.mk

Të fundit