25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lirohen për parkim oborret e shkollave në Tetovë

 Festat e fundvitit zakonisht sjellin kaos në qytetin e Tetovës.Kryesisht janë pjesët qendrore ku shumë vështrië mund të gjendet një vend për parkim.Shumë vetura në qarkullim dhe shumë pak vende parkimi në dispozicion, ndërsa koncentrimi i tërë frekuentimit është pikërisht në zonën qendrore të qytetit të Tetovës Prandaj, së këndejmi, nga ana e komunës së Tetovës është bërë e ditur se edhe këtë fundvit oborret e shkollave do të jenë të lirë për parkim.

 “Komuna e Tetovës të gjithë nxënësve, mësuesve dhe të tjerë u uron pushim dimëror të këndshëm dhe një Vit të Ri sa më të mbarë të gjithë. Gjithashtu, informojmë qytetarët se oborret e shkollave “Liria”, “Goce Dellçev”, gjimnazi i Tetovës, Medicina e Vjetër dhe “Istikball” do të jenë të hapura për parking për qytetarët pa dallim. Në fluksin e madh, e arsyeshme është edhe hapja e oborreve të shkollave gjë e cila do të ndihmojë në zbutjen e komunikacionit në qytetin tone” njoftojnë nga komuna e Tetovës. 

 Në qytetin e Tetovës problemi me parkingun është i kahmtoshëm dhe krahas parkingut zonal që funksionon në disa rrugë kryesore, në pjesët tjera ka mungesë të theksuar të vendeve të parkingjeve.Edhe gjatë verës por edhe gjatë dimrit për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve, komuna e Tetovës oborret e shkollave fillore dhe të mesme në pjesën qendrore i shndërron në parkingje por edhe kjo nuk mjafton.TV KOHA

 

Të fundit