23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

LISTA E ZEZË E DASh | Ahmeti: Përhajër u qoftë atyre që do të jenë në këto lista (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zyrtarë të partisë, mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarë dhe aktivistë partiak nga qyteti i Tetovës, përkatësisht nga këshillat vendorë Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël 1 dhe 2, Teqe, Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit. Ahmeti para të pranishmëve tha se, BDI në vitin 2002 bëri një hap për të gjithë shqiptarët, për të jetësuar marrëveshjen e Ohrit, ndërsa tani u takon që hapin ta bëjnë gjeneratave të reja drejt BE-së, raporton Nistori.

“Tani jemi në paradhomën për anëtarësim në Bashkimin Europian, prandaj duhet t’i thërrasim njerëzit dhe të ulemi e të bisedojmë, sepse shumë parti politike që janë regjistruar e ç’regjistrur deri më tani, 14 në numër, nuk kanë mundur ta fitojnë BDI-në. Ndaj, ne duam tani të hapet një etape e re, një front pro BE që përshpejton anëtarësimin tonë në Unionin Europian. Ky front është një ndihmë që e përshpejtojn rrugën tonë drejt BE-së, që mobilizon drejt ndryshimeve kushtetuese, Ky front duhet te funksionoj edhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas.” – deklaroi Ahmeti

I pyetur nëse do të ketë në listën e zezë të ShBA-së funksionarë të BDI-së, Ahmeti vlerësoi faktin edhe nëse ka, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista.

“Mendoj që janë ca legjenda që thurren, listat e zeza të funksionarëve. Tash për tash nuk ka asnjë informacion zyrtar. Këtu kanë qenë përfaqësues të lartë të ShBA-së. Janë interesuar mbi proceset në vend, sidomos për korrupsionin, për krimin, për sundimin e ligjit. Kanë qëndruar disa ditë dhe janë kthyer. Mirëpo këtu, si Europa, si Amerika kanë përfaqësitë e veta, kanë vëzhguesit e vet dhe unë nuk kam ndonjë ifnormacion për hartim të listave të zeza. Nëse ka lista të zeza dhe ky vlerësim është bërë nga Departamenti i Shtetit, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista. Nuk kam çfarë u bëj unë” – deklaroi Ahmeti.

Ndryshe, duke përmbyllur javën e kaluar me aktivitete në Gostivar, BDI këtë javë do të ketë takime me qytetarët në Tetovë. /Nistori/

Të fundit