Listat e pritjes në QKUK, deri në katër muaj – Tv Koha
Shendetësi

Listat e pritjes në QKUK, deri në katër muaj

Fluksi i madh i pacientëve, aparaturat me defekte dhe mungesa e materialit medicional shumë herë kanë ndikuar që në disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e po ashtu edhe në spitalet regjionale të krijohen lista të pritjes. Madje në shumë raste pacientët presin edhe me muaj për të marrë një shërbim shëndetësor.

Deri në tre muaj e gjysmë shkon lista e pritjes për rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Bujar Gjikolli. Ai ka thënë për “Zërin” se në listë të pritjes janë vetëm rastet ambulatore, derisa ato të hospitalizuara marrin shërbimin menjëherë.

Related posts

Doktor Rexhaili:Të vakcinohen vetëm personat mbi 65 vjet dhe ata me sëmundje kronike

Televizioni Koha

Kripa ka një mijë virtyte, thjesht mos hidhni shumë në pjatë | FOTO

Televizioni Koha

Nis ndërtimi i hekurudhës moderne, pritet të punësohen 120 persona

admin-tvkoha

Leave a Comment