20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Listat për deputetë të koalicionit Aleanca dhe Alternativa, kush ku do të garojë?

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët me Alternativën ende nuk kanë një program të unifikuar zgjedhorë. Pavarësisht se nuk kanë mbetur as tre javë deri në fillimin e fushatës zgjedhore, koalicioni ende nuk i kanë përpiluar as listat për deputetë.

Gazeta Express sot kontaktoi me të dy palët, të cilët premtuan se janë në fazën përfundimtare të harmonizimit të listave zgjedhore, gjithashtu në fazën përfundimtare të përpilimit të listave të deputetëve për njësitë zgjedhore ku do të garojë ky koalicion.

Nga Alternativa thonë se deri tani janë ndarë vetë bartësit e listave, ndërsa deri tani dihet vetëm kandidatura e Afrim Gashit në njësinë e 1 dytë zgjedhore dhe Ziadin Sela në njësinë e gjashtë zgjedhore, duke premtuar se së shpejti do të kemi listën e plotë të kandidaturave.

“Çështja e përpilimit të listave për deputetë është ndër çështjet teknike dhe kjo tashmë konsiderohet si temë e absolvuar. Ajo që mund t’ju them është se kryetari i jonë, z. Afrim Gashi, do të jetë bartës në zonën e dytë zgjedhore dhe se z. Sela do të jetë bartës në zonën e gjashtë zgjedhore. Po ashtu bartësi i zonës së parë do të jetë nga AlternAtivA, ndërsa në zonën e pestë bartësi do të jetë nga Aleanca për Shqiptarë. Për emrat e tjerë nuk mund të paragjykoj, sepse ato duhet të kalojnë në organet e partisë, në Kryesi dhe në Kuvend. Prandaj do ju lus për mirëkuptim edhe disa ditë. Në fillim të javës tjetër gjithçka do të jetë publike. Sidoqoftë, ju premtoj se kjo do të jetë lista më e mirë kurdoherë që kanë pasur shqiptarët dhe, ajo që është edhe më e rëndësishme, kjo do të jetë lista që do ta bëjë ndryshimin e shumëpritur edhe te ne” thotë për Gazetën Express Nurxhan Asanovska.
Nga Aleanca për Shqiptarët gjithashtu thonë se dy këto tema, pra kandidatët dhe harominizimi i programit zgjedhorë është në përfundim e sipër. Sipas zëdhënësit të partisë, Flakron Bexhetiti, në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore është marr vendim që Kuvendet e Degëve të mblidhen për të nominuar kandidatët e mundshëm të ASH-së për deputet, të cilat më pas do të shqyrtohen nga organi më i lartë partiak, Kuvendi Qendrorë.

“Programi partiak mes ASH dhe AA është drejt harmonizimit dhe përpilimit. Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore u morr vendim që Kuvendet e Degëve të mbajnë mbledhje për të nominuar kandidat të mundshëm për deputet për listën e ASH, ndërsa përzgjedhjen e tyre dhe rangimin e deputetëve në listë e bën organi më i lartë partiak siç është Kuvendi Qëndror i ASH, që pritet të mblidhet kah fundi i javës së ardhëshme” Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Të dy partitë mohuan zërat se mes tyre ka pakënaqësi apo probleme në ndarjen e numrave në listat për deputetë./GazetaExpress/BesmirLika/

Të fundit