29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lloga: Pos përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë, do të zgjidhet edhe çështja e 20%

Është çështje ditës kur do të formohet grupi i punës për ndryshimet kushtetuese. Kështu tha sot në takimin e parë me gazetarët, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sipas të cilit prioritet në procesin e ndryshimit të aktit më të lartë juridik do të ketë preambula. Përgjigja nga VMRO-DPMNE-ja nëse do të merr pjesë ose jo në këtë grup pune, nuk do të pritet deri në fund.

“Është çështje ditësh ose një javë që ky grup pune të themelohet dhe aty të mund të punohet për ndryshimet kushtetuese lidhur jo vetëm me preambulën por edhe çështjet e tjera të hapura”, deklaroi Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.
Çështjet e hapura sipas Llogës të cilat duhet zgjidhur janë ato për të cilat ndër vite janë bërë interpretime por nuk është gjetur zgjidhje përfundimtare. Në këtë grup sipas Llogës bie edhe heqja e 20% për përdorimin e gjuhës zyrtare.

“Pjesa e vakumit institucional pra ajo që ndodhi me zotin Tupançevski dhe me mua kur nuk kishte të nënshkruan Eurobondi, por edhe pjesa që u detektua gjatë pandemisë kur Parlamenti i cili ishte shpërndarë nuk mblidhej për të sjell vendime të tjera, përfshi edhe atë që kam kërkuar unë tek pjesëmarrja e ministrit të Drejtësisë si pjesë e Këshillit Gjyqësor pa të drejtë vote të tërhiqet”, tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Lloga tha se nuk është i njoftuar për kushte të vendosura ndaj ndryshimeve kushtetuese nga ndonjë subjekt i bllokut politik shqiptar. /Alsat.mk

Të fundit