25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Llukarevska: Po luftojmë që ta mbajmë Buxhetin në kondicion të mirë dhe t’iu ndihmojmë kompanive

Kërkojmë mundësinë se si më thjeshtë dhe më me fleksibilitet kompanitë t’i mbajnë të punësuarit e tyre edhe pse kanë rënie të të ardhurave. Po luftojmë që ta mbajmë Buxhetin në kondicion të mirë, por nga ana tjetër edhe t’i ndihmojmë ekonomisë me të cilën ndërtojmë raport partneriteti – me odat, personat juridikë, fizikë. Nuk presim që do të realizojmë 100 për qind pagesë, e as plani do të jetë 90 për qind të realizohet. Por, pasi të kemi paraqitje të vazhdueshme të tatimpaguesve, vlerësojmë se edhe nga tjetër ekziston angazhimi, nga ana e firmave, dhe së bashkërisht do të arrijmë ta fitojmë betejën me virusin korona nga aspekti ekonomik, tha drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska.

Në emisionin e sotëm “Vin-vin”, Llukarevska përmendi se tani, në këtë periudhë të ndjeshme, për pagesë të mirë është shumë e rëndësishme që DAP-i nuk zbaton metoda të dhunshme. Ka kompani, tha, të cilat nga Drejtoria kanë kërkuar që t’iu shtyhen kontrollet me arsyetimin se nuk mund të qëndrojnë. Inspeksionet nuk shkojnë në terren që të bëjnë kontrolle edhe pse dihet se disa butiqe ose shitore për ushqim nuk japin fatura fiskale që nënkupton se edhe tatimi nuk paguhet. Kjo, theksoi Llukarevska, ndoshta tingëllon si diçka e pavlefshme, por në rrëfimin aktual është i rëndësishëm sepse nga TVSH-ja më së shumti mbushet Buxheti.

Sipas drejtoreshës, sa i përket realizimit të pagesës, duhet të pritet dita e fundit e prillit. Gjatë kësaj të keni parasysh se kthimi është gati 51 për qind.

Ajo shtoi se me ndjeshmëri të madhe DAP-i vepron edhe ndaj ndërmarrjeve publike. Hollësisht flitet me të gjithë tatimpaguesit ndaj DAP-it dhe gjatë kësaj të ketë trajtim të barabartë si ndaj sektorit privat.

Llukarevska theksoi edhe se pse deri më 25 prill dorëzohen raportet e TVSH-së, përsëri do të bëhet shtyrje që t’i ndihmohet edhe kontabilistëve. fc/

Të fundit