19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Loja e Thaçit për të “shpëtuar” nga shkarkimi përkundër dështimin politik

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë për mediat vendore se do të shohin mundësitë e inicimit të shkarkimit të presidentit Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin për mandatarin.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka deklaruar se është e vështirë të shkarkohet presidenti.

“Të presim Vendimin e Gjykatës Kushtetuese së çka po vendos, pastaj mund të flasim për shkelje kushtetuese, pasi që akoma janë vetëm supozime ato çfarë thuhet. Po edhe në qoftë së Presidenti me dekretin e ti më të cilin nominon për Kryeministër një kandidat nga partia e dytë ka shkelur Kushtetutën është shumë e vështirë që të shkarkohet pasi që e ka blinduara postin e tij dhe nuk posedojnë moral që të lëshojnë pozitat nga të cilat ju shpallin luftë kundërshtareve politik”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se VV-së i mungon përkrahja e 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët do ta përkraheshin peticionin më të cilin arsyeton kërkesën për shkarkim, edhe nëse ka shkelur Kushtetutën.

“LVV-ja sikur të kishte numrat apo ndonjë mundësi sa do të vogël do të shkarkonte Presidentit me ardhjen e saj në pushtet, mirëpo një gjë e tillë është e pa mundur së Presidentit i ka futur në lojën e tij partitë tjera duke ju ofruar pak pushtet përkundër dështimit politik e të cilat vetëm për tu rehatuar në pushtet ja dhënë edhe një mandat Presidentit pa menduar dy herë. VV-së i mungon përkrahja e 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët do ta përkraheshin peticionin më të cilin arsyeton kërkesën për shkarkim, edhe nëse ka shkelur Kushtetutën, shkeljen mund të arsyetohet apo fshihë pas Pandemisë-virusit Covit 19, e që një gjë e tillë është e pa mundur”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Të fundit