19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lokalizohet zjarri pyjor nën fshatin Gajre

Zjarri pyjor nën fshatin Gajre është shuar mbrëmë nga zjarrfikësit e Tetovës, në sipërfaqe prej rreth 1.000 metrave katrorë. Komandanti i njësisë zjarrfikëse Uka Aliti informoi se zjarri ka përfshirë shkurrë, ndërsa problem në raste të tilla është edhe vështirësia e qasjes në terren, me ç’rast rreziku është i madh që zjarri lehtë të përhapet dhe vështirë të lokalizohet.

“Edhe pse bëhet fjalë për sipërfaqe më të vogël pyjore prej vetëm 1.000 metra katrorë, zjarret e mëdha janë të rrezikshme pasi janë në pjesën malore dhe për shkak të vegjetacionit të thatë në këtë periudhë, lehtë ka mundur të përhapet edhe drejt fshatit. Zjarret e tilla vështirë lokalizohen për shkak të qasjes së vështirë në terren”, tha Aliti.

Zjarrfikësit kanë marrë thirrje rreth orës 19:30 ndërsa zjarri u lokalizua për rreth një orë. bsh/

Të fundit