26/05/2022
20.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lotaria shtetërore ndau banesën e pestë tek familja Fejzuli nga Tetova

Lotaria shtetërore me kënaqësi ju njofton me Zulkadër Fejzuli, fitues i premisë së fundit – banesë, nga instant tiketa Dome sladok dome.

Zulkadër Fejzuli nga fshati Përshofcë i Tetovës është fituesi i pestë i banesës në Shkup nga isntant tiketa Dome sladok dome. Banesa, me sipërfaqe prej 83m2 dhe garazhë prej 21m2, është me vlerë prej 6 417 919 denarë (me të gjitha pagesat e përfshira, tatimi në pronë, kostot për tranferim etj.), dhe gjindet në një ndër lagjet më të bukura të Shkupit – Aerodrom.

Me kënaqësi ndajm me ju edhe takimin e këndshëm me fituesit fatlum. Pas përfundimit të procedurës për dokumentacionin e plotë për dorëzimin e banesës, u drejtuam kah pallati i lumtur në rrugën “Metodija Shatorov-Sharlo”.
Duke parë banesën, përveç fituesit Zulkader, më e lumtura ishte edhe vajza e tij Anesa. Në bashkëbisedimin me ta, ata na përcollën energjinë dhe emocionet e tyre pozitive.

Zulkadri shpeshherë e ka provuar fatin me instant tiketat e Lotarisë shtetërore, dhe atë çdoherë në pikën e shitjes të Lotarisë shtetërore e cila gjendet në qendrën tregtare Pallma Mall në Tetovë, ku dhe Zulkadri është i punësuar.

Me kënaqësi u kthyem në ditën e lumtur, Zulkadri na tregoi që në shoqëri të kolegëve ka blerë tre instant tiketa Dome sladok dome, por ka vendosur ti gërvisht në shtëpi së bashku me bashkëshorten dhe vajzën. Numri 37 në njërin nga tiketat Dome sladok dome i solli ato deri në preminë kryesore. Reagimi i parë ka qenë habi dhe mosbesim, më pas menjëherë janë drejtuar drejt pikës së shitjes të Lotarisë shtetërore ku edhe e kanë konfirmuar fitoren. Kanë vijuar telefonata dhe urata të shumta nga kolegët e Palma Mall.

Lotaria shtetërore, familjes Fejzuli u dëshiron ambient familjarë të lumtur, të mbushur me harmoni, kurse ne i mirëpresim tregimet e reja të lumtura.

Banesë për vetëm 100 denarë, po edhe kjo është e mundur me instant lotarinë e Lotarisë shtetërore.

Të fundit