28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: 600 milion euro për zhvillimin e bizneseve në vend

Nga partia në pushtet LSDM theksojnë se në mandatin e ri kanë paraparë 600 milion euro për zhvillimin e bizneseve, për kompanitë, për vendet e reja të punës, për inovacione, për rinin.

“Kësaj i shtojmë edhe 300 milion euro fonde evropiane për zhvillimin e ekonomisë së brendshme. Ne jemi duke përmirësuar kushtet e punës në industrinë e IT-së që gjenerojnë mijëra punë të paguara mirë. Deri në vitin 2023 do ta ulim tatimin e të ardhurave personale në 0%. Së bashku me masat e kthimit të tatimit personalë, direkt në vetë industrinë, që më në fund të gjithë në industrinë e IT-ve të paguajnë 0% taksë.
Gjithashtu do të zhvillojmë një model të ri të nomadëve dhe mekanizmave të ngjashëm të njohur ndërkombëtarisht për zhvillimin e kësaj industrie të rëndësishme.

Për ata që dëshirojnë të trajnohen, kualifikohen ose rikualifikohen, ne sigurojmë kthim të tatimit persona për trajnime, kualifikim dhe rikualifikim”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

LSDM

Të fundit