19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Anëtarësimi në NATO ka hapur tregun me vlerë prej katër miliard euro

Nga partia në pushtet LSDM thonë se gjatë qeverisjes gjatë tre viteve të fundit, ka marrë vendime të ashpra, të zgjuara dhe të guximshme për të mbyllur dekada të çështjeve që kanë hapur perspektivat për BE dhe NATO.

“Sot ne jemi vendi i 30-të anëtare e Aleancës së NATO-s, aleanca më e fuqishme në botë. Ushtria e Maqedonisë është pjesë e aleancës më të fuqishme të sigurisë, duke ndërtuar një ushtri moderne, një ushtri të qytetarëve.
Kjo nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet për shtetin, por edhe hapjen e një tregu me vlerë 4 miliardë euro në vit për kompanitë tona përmes anëtarësimit në NATO, si dhe më shumë para për qytetarët.

Këtë e tregojnë të gjitha parametrat ekonomikë të vitit të kaluar dhe më shumë. Vetëm pasi morën ftesën e anëtarësimit në NATO në 2018, investimet e huaja arritën një rekord të lartë mbi 300 përqind krahasuar me 2017-ën”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje thonë se papunësia është ulur në 17 përqind, ndërsa pagat janë rritur pothuajse në të gjithë sektorët./Telegrafi/

Të fundit