29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Bllokada dështoi, rendi i ditës u miratua, destruktiviteti i Mickoskit do të mposhtet

Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga bllokadat dhe shkatërrimet, ai shpreson se artificialisht do të krijojë krizë politike dhe do të shkaktojë dëme për qytetarët. Ai padyshim dëshiron që vendi të mos përparojë, të mos ketë sukses, të ketë probleme. Edhe vetë Mickoski thotë se procesi i bllokadave dhe i shkatërrimeve do të jetë i gjatë, ai është i lumtur vetëm atëherë. Por, edhe Mickoski edhe OBRM-PDUKM duhet ta kenë të qartë se bllokadat e tyre nuk do të kenë sukses, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga LSDM theksojnë se dje në Kuvend dështuan bllokadat e tyre, u votua rendi i ditës, seanca vazhdon. Përveç zvarritjes së punës dhe diskutimit të rendit të ditës që zgjati dy ditë, asgjë tjetër nuk arriti nga OBRM-PDUKM. Në të njëjtën mënyrë do të dështojnë edhe bllokadat e paralajmëruara të radhës.

LSDM me institucionet, me qytetarët nuk do të lejojë që Mickoski dhe OBRM-PDUKM ta kthejnë vendin prapa”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Të fundit