24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Çmimi i ngrirë i bukës prej 33 denarë është obligim

Institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja po marrin gjithçka për të mbrojtur qytetarët dhe standardet e tyre, në kohë të krizës ekonomike globale, thekson partia në pushtet.

Ata theksojnë se çmimi i ngrirë i bukës prej 33 denarë është obligim për prodhuesit dhe tregtarët.

“Kontrollet e institucioneve kompetente vazhdojnë në të gjitha qytetet e vendit. Vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë nga 450 gramë në maksimum 33 denarë është i arsyetuar, i drejtë dhe në interes të qytetarëve. Ky çmim sjell fitim edhe për prodhuesit, duke marrë parasysh ndihmën e shtetit në formën e uljes drastike të energjisë elektrike për furrat e bukës që merrnin, si dhe çmimet e gazit natyror, naftës, grurit dhe miellit”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

LSDM, siç thonë ata, është me qytetarët dhe nuk do të lejojë që askush të përfitojë në kurrizin e qytetarëve dhe ta varfërojë popullin./Telegrafi/

Të fundit