20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM dhe BDI kundër koalicionit të gjerë

Partitë më të mëdha të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, e kundërshtojnë idenë e deputetit dhe liderit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, për koalicion të gjerë qeveritar.

Nga LSDM shkurt për “Lokalno” deklarojnë se nuk e përkrah idenë e “koalicionit të gjerë”.

Burime partiake nga kjo parti thonë se nuk mund të bëjnë koalicion me parti që janë antievropiane dhe që pengojnë përparimin e vendit. Ndërsa dera, siç thotë burimi ynë, mbetet e hapur për të gjitha forcat e tjera politike progresive në vend.

Të njëjtën gjë thotë edhe BDI. Burime partiake nga kjo parti theksojnë se koalicioni ka mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Të fundit