29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: I frikësuar nga vullneti i qytetarëve, Mickoski gënjeu publikisht që Sllovakia nuk ka institucione dhe bën çmos për të mos pasur zgjedhje

I frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, Hristijan Mickoski vazhdon të sillet plotësisht i papërgjegjshëm dhe me papjekuri.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE bëjnë çmos që të mos përballen me vullnetin e qytetarëve.

Për Mickoskin, konkluzionet e Komisionit për Sëmundje Infektive nuk do të thonë asgjë, as përgjigjja konfirmuese e misionit të OSBE/ODIHR, se është e gatshme të monitorojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mickoski shkoi deri aty sa guxoi të mashtrojë me qëllim publikun kur ai tregoi Sllovakinë si vend pa institucione funksionale në krizë të përkohshme, e cila anuloi zgjedhjet.

Aq sa nuk dëshiron, Mickoski së shpejti do të duhet të përballet me ndëshkimin në zgjedhje.

LSDM, si parti përgjegjëse, e udhëhequr nga interesat e qytetarëve dhe të shtetit, konsideron se në këtë moment, më shumë se kurrë, janë të nevojshme institucione funksionale, Kuvend aktiv, sistemi i përgjithshëm i shëndetshëm për zhvillimin e ri ekonomik dhe mbi të gjitha, mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

Qendra për komunikime me publikun – LSDM

Të fundit