28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM-ja do të parashtrojë iniciativë për ta vendosur sërish në funksion Parlamentin, Xhaferi pret ta shohë propozimin

Deputetët e LSDM-së pritet që sot deri tek Kuvendi ta dorëzojnë iniciativën për vendosje të sërishme në funksion të dhomës ligjvënëse, që është vetë shpërndarë më 16 shkurt, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, të cilat, megjithatë u anuluan për shkak të pandemisë me Kovid-19. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi nuk u deklarua nëse do të thirr seancë që do të ishte vendosje e sërishme në funksion të Parlamentit të vetë shpërndarë dhe pret ta shohë përmbajtjen e iniciativës, edhe pse paraprakisht tha se Kuvendi nuk mund sërish të mblidhet.

Qëllimi i kësaj iniciative, siç sqaruan dje nga LSDM-ja, është që të konfirmohen dy vendimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski për gjendjen e jashtëzakonshme nga 30 ditë që të pengohet përhapja e koronavirusit në vend, por edhe të vendoset mundësi nëse ka nevojë deputetët sërish të mund të vendosin.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të LSDM-së është se Kuvendi duhet të jetë në funksion dhe për këtë janë përmbushur të gjitha kushtet e shënuara në Kushtetutë. Për këtë shkak qëllimi ynë është që të bëjmë edhe një përpjekje që të thirret seancë në të cilën do të konfirmohen vendimet e Pendarovskit, por të jetë në funksion dhe nëse në të ardhmen ka nevojë përsëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Po bëjmë konsultime edhe me grupet tjera parlamentare me të cilët e ndajmë mendimin për punën e Kuvendit në kushte të tilla. Më së voni deri nesër kërkesa për thirrjen e seancës do të dorëzohet deri te kryetari i Parlamentit”, deklaroi Jovan Mitrovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së për MIA-n.

Seancë, siç theksojnë nga LSDM-ja, mund të thirret me 20 nënshkrime të grumbulluara të deputetëve në bazë të nenit 67 të Rregullores për Punë të Parlamentit në të cilën në nenin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr seancë edhe me kërkesë së kryetarit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 të Kushtetutës, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdohet vetëm në rast të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”.

Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski e përsëriti qëndrimin se është mirë që të funksionojë Parlamenti dhe deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend.

“Unë kam dhënë qëndrimin tim disa herë deri tani. Konsideroj ende që Kuvendi mund të mblidhet për shkak të kësaj dhe sipas Kodit Zgjedhor dhe sipas Ligjit për Kuvendin, deputetët kanë mandat deri në zgjedhjen e deputetëve të rinj. Ne si qeveri teknike kemi dashur të kemi Shtëpi legjislative që do të funksionojë. Ne jemi në gjendjen e zgjedhjeve të shpallura, nuk kemi Kuvend, na ndodhi kriza shëndetësore. Thjesht konsiderojmë se do të ishte mirë që Kuvendi të funksionojë dhe deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend”, tha Spasovski.

Në iniciativën e LSDM-së janë nënshkruar rreth 30 deputetë nga LSDM, PRSD, grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe PDSH-ja, ndërsa pritet që sot ajo të marrë mbështetje edhe nga Besa.

Kjo nismë e LSDM-së nuk e ka mbështetjen nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, as nga BDI, e cila, ndërkaq, lë hapësirë së pari ta shohë nismën e më pas të prononcohet.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, megjithatë, për MIA-n potencuan se bëhet fjalë për iniciativë e ish-deputetëve, ndërsa qëndrimin për këtë parti e kumtoi qartë në takimin e fundit të liderëve.

BDI-ja theksoi se nuk është e njoftuar me përmbajtjen e nismës së LSDM-së dhe deri më tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje, kumtuan për MIA-n nga partia duke potencuar se të gjitha vendimet duhet të merren me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë.

“Ne nuk jemi njoftuar me përmbajtjen e nismës të LSDM-së dhe deri tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje. Lidhur me të gjitha çështjet sa i përket gjendjes aktuale e cila i prek të gjithë qytetarët në mënyrë të njëjtë, do të ishte mirë të zgjidhen me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë. Në mënyrë konsensuale e shpërndamë Kuvendin gjithashtu në mënyrë konsensuale i kemi shtyrë zgjedhjet. Gjithsesi do ta shqyrtojmë nismën sapo të dorëzohet në Kuvend”, thonë nga BDI.

Nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) vlerësojnë se duhet të thirret Kuvendi, ndërsa thonë se do ta mbështesin iniciativën e tillë. Përveç kësaj kryetari i partisë Menduh Thaçi tha se është koha që të gjitha partitë parlamentare të jenë pjesë e koalicionit të gjerë për Qeveri.

“Ne jemi demokraci parlamentare. Kuvendi e kontrollon pushtetin ekzekutiv. Nëse në momente të caktuara siç gjendemi tani, kemi gjendje të jashtëzakonshme, ekziston rrezik i madh Qeveria të veprojë pa kontroll parlamentar. Këtë tashmë dy herë e paralajmërojmë në konferencë për media se ashtu paralajmërojmë në konferenca për media sepse ashtu vepron BDI-ja të cilët dukshëm kanë pak më pak se një për qind pushtet absolut te shqiptarët. Mendojmë se në seancën e parë të Kuvendit do të duhet të diskutohet për Qeveri të unitetit nacional në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare”, theksoi Thaçi në konferencë për shtyp.

Instituti për demokraci mendon se Kuvendi duhet sërish të mblidhet që të konstatojë nëse ekzistojnë kushte për gjendje të jashtëzakonshme. Këtë vendim duhet ta sjell trupi ligjvënës i cili e përfaqëson sovranitetin e qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk përcakton masa konkrete të cilat duhet të zbatohen, por ofron bazë për veprim të organeve ekzekutive në të cilin ka mundësi të zgjeruara për veprim të cilat bartin rreziqe të mëdha.

Sipas tyre, Kuvendi mund të mblidhet dhe t’i referohen vendimit të Gjykatës kushtetuese nr.104 nga viti 2016 në të cilin është konfirmuar se deputetët nuk mund sërish të mblidhen pas vendimit për vetë shpërndarje, përveç në kushte të gjendjes së luftës ose të jashtëzakonshme (neni 63, paragrafi 4).

“Në kushte të distancimit fizik dhe ndalesës për grumbullim në grupe, Kuvendi mund të mblidhet edhe onaljn që është praktikë e vendosur nga dhomat ligjvënëse në shumë shtete evropiane dhe botërore”, përkujtuan nga Instituti.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është vetë shpërndarë më 16 shkurt me 108 vota “për” për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Zgjedhjet u anuluan për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

Të fundit