LSDM: Jemi të përkushtuar për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

LSDM: Jemi të përkushtuar për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve

Politikat e suksesshme ekonomike të krijuara dhe zbatuara nga LSDM japin rezultate pozitive edhe gjatë krizës më të rëndë globale shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuara nga pandemia e coronavirusit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Paga mesatare në vend me bazë vjetore u rrit me 7%, pra 1.800 denarë, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetërore të Statistikave.

Sipas të njëjtit burim, paga mesatare në nëntor 2019 arriti në 25.787 denarë, ndërsa në të njëjtin muaj në vitin 2020 u rrit në 27.588 denarë.

LSDM si një parti e përgjegjshme është e përkushtuar për një standard më të mirë jetese për qytetarët, duke krijuar kushte për rifillimin e ekonomisë dhe madje edhe rritje më të shpejtë të pagave”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Related posts

Tetova nuk ka rrugica për çiklistë, sportë bëhet jashtë qytetit

Televizioni Koha

VMRO-DPMNE i publikoi listat, Gjorçev dhe Dimovski e përfundojnë karrierën e deputetit

Televizioni Koha

Borell: Ligji për PP-në është hap i rëndësishëm për proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut

Televizioni Koha

Leave a Comment