29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Jemi të përkushtuar të shpëtojmë çdo vend pune, vijon pako e re e masave ekonomike

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se Qeveria po përgatit pako të re të masave ekonomike, për t’u përballur me pasojat nga coronavirusi.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut, e udhëhequr nga LSDM-ja, me pakon e masave ekonomike, ndihmon drejtpërdrejtë punëtorët, zejtarët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të tejkaluar periudhën më të vështirë, kur pësojnë humbje për shkak të krizës shëndetësore. Si parti me përgjegjësi, LSDM është e përkushtuar për masa dhe politika që sigurojnë rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë që përballet me pasojat nga koronavirusi”.

“Realizohet edhe pakoja e dytë e masave ekonomike, e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për punonjës, ndihmë për sportistët prej 14.500 denarë, ndihmë për artistët dhe kompensim në para për qytetarët që humbën punën për shkak të krizës”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se me qëllim për të ndihmuar në tejkalimin e pasojave nga kriza, Qeveria ka miratuar dekret që parashikon përjashtim nga pagesa e shumës së depozitave të tarifave të të ardhurave personale për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2020.

Të fundit