24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Koha e gjykatës së partizuar ka marrë fund, VMRO: Sistemi i drejtësisë para “vdekjes klinike”

Vendimi i sotëm kundër të akuzuarve në rastin “Target–Fortesa” është dëshmi se koha e gjykatës së partizuar dhe e atyre që dikur ishin mbi ligjet, ka marrë fund. Kështu vlerësuan nga LSDM, sipas të cilës në Maqedoninë e Veriut ka ardhur drejtësia dhe ligjet janë për të gjithë të njëjta.

“Është shqiptuar vendimi i parë për përgjimin e paligjshëm që Sasho Mijalkov dhe kreu i VMRO-DPMNE-së kanë praktikuar për vite me radhë. Me këtë, drejtësia erdhi për mbi 20,000 qytetarë, të cilët u përgjuan në mënyrë të paligjshme me vite, vetëm sepse ata nuk kanë menduan dhe vepruar si maja e VMRO-DPMNE-së. Ky vendim është një goditje e fortë për mbetjet e regjimit të VMRO-DPMNE-së të zbatuara nga Gruevski, Mijalkov, Jankullovska dhe shumë të tjerë, që ende po lulëzon në Pallatin e Bardhë.”,- tha Martin Kostovski nga LSDM.

Por, VMRO-DPMNE me vlerësim se sistemi i drejtësisë në vend është në prag të vdekjes klinike.
“Ky sistem në Maqedoni është në prag të vdekjes klinike, do të thosha në aparate, sepse asgjë nuk funksionon në të vërtetë. Drejtësi, me të vërtetë nuk ka drejtësi. E gjithë kjo është një cirk, e gjithë kjo është një teatër dhe një fjalë tjetër që unë do të përdor, është se luajnë me inteligjencën e njerëzve. Ju e patë atë që ndodhi këto ditë, e turpshme, e trishtuar, e mjerueshme për të parë çdo ditë një qytetar se çfarë po ndodh në vend.”,- deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.

Po ashtu VMRO-DPMNE e akuzoi kryeministrin, Zoran Zaev, se ka qenë në dijeni se Sasho Mijallkov, derisa kërkohej nga policia nuk ka qenë në Shkup, por në Serbi, dhe se koalicioni kriminal Mijalkov-Zaev po shkatërron sistemin.

Të fundit