28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së shtrenjtojnë shërbimet komunale

Qytetarët e dhjetëra komunave të udhëhequra nga VMRO-DPMNE kanë marrë shërbime komunale më të shtrenjta, ndërsa tani Qyteti i Shkupit, Ohrit, Resnjës dhe Koçanit janë njësitë e vetëqeverisjes lokale që kërkojnë rritje drastike të çmimit të ujit, akuzojnë sot nga LSDM.

Në kumtesën e sotme të LSDM-së thuhet se komunat e mëdha dhe financiarisht të qëndrueshme si Aerodromi, Prilepi, Gazi Baba dhe Buteli planifikojnë t’i obligojnë qytetarët e tyre me obligacione komunale për të cilat askush nuk e di se si do të shpenzohen paratë nga huazimet e tilla.

“Në ndërkohë kryetarët e VMRO-DPMNE-së këtë vit do të shpenzojnë miliona euro për punësim të përkohshëm të kuadrove partiake nëpër komuna. Komuna e Gazi Babës do të shpenzojë mbi 220.000 euro për punësim të përkohshëm, komuna e Aerodormit do të shpenzojë gati 90.000 euro, ndërsa komunat e Koçanit, Ilindenit, Velesit do të shpenzojnë miliona denarë për punësim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Të fundit