29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Me borxhin prej 400.000 euro për fushatën VMRO-DPMNE-ja e ka shkelur Kodin Zgjedhor

VMRO-DPMNE-ja ka borxh prej rreth 400.000 euro për obligimet e papaguara për fushatën e Gordana Siljanovskës për zgjedhjet presidenciale.

Sepse llogaria për fushatë zgjedhore nga e cila duhet të paguhet ky borxh është e mbyllur, VMRO-DPMNE-ja e ka shkelur nenin 71 të Kodit Zgjedhor ku qartë theksohet se të gjitha shpenzimet për fushatë jashtëzakonisht duhet të mbulohen nga mjetet në atë llogari.

Përgjegjësi për një shkelje të tillë të ligjeve duhet të ketë fillimisht nga nënshkruesi i autorizuar i llogarisë, gjegjësisht sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Nëse në të vërtetë është për respektim të ligjeve si konfirmon, Hristian Mickoski duhet menjëherë t’i bëjë thirrje përgjegjësit Igor Janushev i cili është nënshkrues i autorizuar i VMRO-DPMNE-së.

Në të kundërtën, Mickoski do të tregojë se është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevskin, i cili llogaritë për fushatë zgjedhore i mbyllte me borxhe prej mbi 3 milionë euro.

Qendra për Komunikime e LSDM-së

Të fundit