24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Me masa konkrete ekonomike luftojmë për çdo vend pune

Me masa konkrete ekonomike luftojmë për çdo vend pune, sigurojmë të ardhura për të gjithë qytetarët bashkë dhe në mënyrë solidare do ta tejkalojmë krizën.

Kështu qëndron në komunikatën e LSDM-së  cila theksoi se politikat efikase dhe të suksesshme që i ka realizuar në dy vitet e gjysmë të kaluara e kanë stabilizuar ekonominë dhe kjo mundëson që të përgatitur t’i presin sfidat ekonomike të shkaktuara nga koroavirusi.

“Me masa të qëndrueshme dhe konkrete do t’i ulim pasojat negative mbi ekonominë dhe do t’u ndihmojmë punëtorëve, firmave, afarizmit dhe të gjithë qytetarëve”, theksojnë nga LSDM.

Sipas tyre masat që i propozojnë sigurojnë një pagë minimale për çdo punëtor në firma të prekura nga kriza.

“Me 50 për qind të pagës mesatare do t’u ndihmohet atyre që kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës. Për ne çdo punëtor është i rëndësishëm dhe çdo punë është e rëndësishme, kështu që ne luftojmë për të mbajtur punët tona. Ne sigurojmë 7.000 denarë për çdo familje ku ka njerëz që kanë mbetur pa punë ose ishin pjesë e ekonomisë informale”, qëndron në kumtesë.

Këto sipas LSDM-së janë masa të solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë. mb/

Të fundit