07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk kanë ndjenjë për interesat shtetërore dhe kombëtare

“VMRO-DPMNE me klipe dhe këngë feston bllokadën e Bullgarisë ndaj kornizës negociuese të Maqedonisë të Veriut për Bashkimin Evropian, gjë që dëshmon edhe një herë se nuk ka ndjenjë për interesat shtetërore dhe kombëtare.

Kjo është përsëritje e sjelljes së VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit në periudhën e kaluar.

Ata nuk bënë asnjë hap të vetëm përpara për integrimin evropian të vendit, ata vetëm penguan, penguan kur u sollën reformat e rëndësishme për të ardhmen e vendit, u përpoqën të bllokonin hyrjen në NATO dhe qëndruan në krah në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit.

VMRO-DPMNE dhe Mickoski po gëzohen në këtë moment të vështirë, por ata e dinë shumë mirë që bllokadat për NATO-n kanë dështuar, ata nuk do të kenë sukses as për BE-në.

Asnjë sjellje destruktive e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit nuk do të parandalojë të ardhmen evropiane të vendit tonë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Të fundit