16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Mickoski hoqi dorë nga protestat, nuk ka mbështetje nga qytetarët

Nga partia në pushtet LSDM thonë se lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski hoqi dorë nga protestat që i paralajmëroi në fillim të vitit.

Nga LSDM theksojnë se puna katastrofike e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së është një nga arsyet dhe se ata janë zhgënjimi më i madh, pasi siç thonë ata kryetarët më të dobët në histori.

“Nuk kanë asnjë projekt të realizuar dhe paratë e qytetarëve shpenzohen vetëm për luks dhe punësime partiake.

Pas rrëfimeve dhe aktgjykimeve për rastin “Titanik”, me të cilat u vërtetua gjithë krimi i VMRO-DPMNE-së, Mickoski humbi rastin t’u kërkojë falje qytetarëve, të distancohet dhe të japë dorëheqje. Natyrisht që Mickoski nuk e di as ku është”, thonë nga LSDM.

LSDM

Të fundit