06/10/2022
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Po realizojmë qëllimet strategjike të shtetit tonë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, përmes një kumtese për media është shprehur se LSDM përmes Qeverisë po i realizon qëllimet strategjike të shtetit.

Sipas asaj që thuhet në kumtesë, RMV sot është vendi i 30të i NATO-s, aleancës më të fuqishme globale të sigurisë.

“Pas 17 viteve pritje në korridor, përfundimisht kemi filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Nga vend kandidat, tani jemi vend negociator, kemi filluar negociatat me formulim të pastër të gjuhës maqedonase, me identitet të mbrojtur maqedonas.

Nga ana tjetër, kundrejt sjelljes shtetërore dhe përgjegjëse të LSDM-së dhe koalicionit, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski bëjnë gjithçka që të rrezikojnë të ardhmen evropiane të shtetit.

Mickoski dhe partneri i tij Dimitar Apasiev përmes bllokadave në Kuvend, përmes kërcënimeve dhe shantazheve deri te skenaret e përgjakshme u përpoqën të krijojnë ndarje dhe konflikte në shoqëri me qëllim që të destabilizojnë vendin” thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.

Sipas tyre, LSDM, qytetarët dhe institucionet nuk kanë lejuar që ata të rrezikojnë të ardhmen evropiane ndërsa derisa tentojnë ta bëjnë këtë, Mickoski dhe VMRO-DPMNE do të mposhten nga qytetarët./Zhurnal.mk

Të fundit