27/06/2022
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Prej sot shfuqizohen kuotat për ilaçet në rajonet e vendeve turistike

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e tyre vazhdon me angazhimin për avancimin e shëndetësisë dhe ndërtimin e sistemit shëndetësor në interes të qytetarëve.

Nga kjo parti thonë se prej sot largohen kuotat për ilaçe për muajin gusht në barnatoret e rajonit të Ohrit, Strugës, Resnjës, Dojranit dhe Gjevgjelisë.

“Me këtë vendim, në faza fillon zbatimi i rrjetit për marrje të ilaçeve pa kuotave dhe vendosje të mekanizmave shtesë për mbrojtje nga keqpërdorimi”.

“Në këtë mënyrë tejkalohet problemi për mungesë të ilaçeve, gjegjësisht ilaçet me recetë do të shiten me sasi më të madhe deri në fund të muajit, e jo vetëm në fillim siç ka qenë praktikë deri tani”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se përmes realizimit të zgjidhjeve të reja që avancojnë shëndetësinë, motivojnë mjekët e rinj të qëndrojnë dhe punojnë në shtet./Telegrafi/

Të fundit