20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: Që në mars pensionistët do të fitojnë rritje të pensioneve, e paga minimale shkon në 20mijë denarë

LSDM përmes një kumtese për media, paralajmëron se sivjet planifikohen masa të reja ekonomike me të cilat parashihet rritje e pagës minimale në 20,000 denarë ndërsa rritja e pensioneve pritet të shënojë 7%, informon Zhurnal.

Sipas asaj që thuhet në kumtesë, vetëm se në muajin mars, pritet rritje e pensioneve për 330,000 pensionistë.

Nga kjo parti shtojnë se janë krijuar kushte për rritje tjetër të pagës minimale me çka ajo do të shënonte diku 20,000 denarë, apo më saktë, 19800 denarë.

“Në buxhetin për vitin 2023, janë paraparë 800 milion euro për investime kapitale me çka do të nxitet rritja ekonomike e cila sipas vlerësimeve të BERZH sivjet do të shënojë 2,3%. Në mënyrë aktive punohet në tërheqjen e investimeve të reja të huaja të cilat hapin vende të mira pune, me çka ulet shkalla e papunësisë. Në vitin 2023 vazhdon edhe mbështetja për qytetarët për menaxhim me pasojat nga kriza, me çka në buxhet janë paraparë 250 milion euro për masa të reja antikrizë”, thuhet në kumtesën e partisë./Zhurnal.mk

Të fundit